Restoranti italian ofron verë falas për klientët që nuk përdorin telefonin

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Politika që një restorant në Itali vendosi të zbatojë duke ofruar një shishe verë falas për klientët që lënë celularët gjatë vaktit po rezulton jashtëzakonisht e suksesshme.

Angelo Lella, pronar i Al Condominio, një restorant që u hap në mars në qytetin verior të Veronës, tha, raporton Guardian, se qëllimi është të inkurajojë klientët të bisedojnë me njëri-tjetrin në vend që të shikojnë vazhdimisht telefonat e tyre.

“Ne donim të hapnim një restorant që ishte ndryshe nga të tjerët. Kjo është arsyeja pse ne zgjodhëm këtë format – klientët mund të zgjedhin të heqin dorë nga teknologjia duke shijuar një kohë të këndshme së bashku. Teknologjia po bëhet problem – nuk ka asnjë arsye për të parë telefonin tuaj çdo pesë sekonda. Në këtë mënyrë ata kanë mundësinë ta lënë mënjanë dhe të pinë verë të mirë”, shtoi ai.

Njerëzit do të kenë mundësinë të lënë telefonin e tyre, i cili do të vendoset në kutinë e vet, të kyçur me çelës, në hyrje. Më pas ia tregojnë çelësin kamarierit, i cili u shërben shishen e verës. /vizionplus.tv

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy