Reuters: Putini i gatshëm t’i jap fund luftës në Ukrainë

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Reuters: Putini i gatshëm t’i jap fund luftës në Ukrainë

Presidenti rus Vladimir Putin, është i gatshëm t’i jap fund luftës në Ukrainë me një armëpushim të negociuar që njeh vijat aktuale të fushëbetejës, thanë katër burime ruse për agjencinë e lajmeve Reuters, duke theksuar se ai është i përgatitur të luftojë nëse Kievi dhe perëndimi nuk përgjigjen.

Tre nga burimet, të njohur me diskutimet në rrethin e Putinit, thanë se lideri veteran rus kishte shprehur zhgënjimin ndaj një grupi të vogël këshilltarësh për atë që ai i sheh si përpjekje të mbështetura nga perëndimi për të penguar negociatat dhe vendimin e presidentit ukrainas Volodymyr Zelenskiy për të përjashtuar bisedimet.

“Putini mund të luftojë për aq kohë sa të duhet, por Putini është gjithashtu gati për një armëpushim – për të ngrirë luftën,” tha një nga katër burimet pwr Reuters.

lajm ne perditesim

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy