Rikthehen jelekët e verdhë në Francë, sindikatat paralajmërojnë protesta

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Rikthehen jelekët e verdhë në Francë, sindikatat paralajmërojnë protesta

Lëvizja e presidentit francez, Emmanuel Macron, për kalimin e reformës së pensioneve pa votim në parlament, mund të ringjallë trazira sociale, që sjellin në kujtesë lëvizjen e Jelekëve të Verdhë.

 

Ky paralajmërim ka ardhur nga drejtuesit e sindikatave të punonjësve dhe analistët, ndërsa protestat vazhdojnë të përfshijnë të gjithë Francën.

 

Advertisement

Demonstratat kundër përdorimit nga qeveria të një dispozite të veçantë kushtetuese, për të lënë mënjanë opozitën në votimin ndaj reformës, në ditët e fundit, kanë qenë më të ashpra dhe më masive se të gjithë protestat kundër kësaj reforme.

 

Protesta edhe greva janë lajmëruar të zhvillohen gjatë javës së ardhshme, ndërsa rreziku për dalje të tyre jashtë kontrollit sa vjen e rritet, pasi sindikatat e punonjësve dhe demonstruesit më radikalë kanë bashkuar forcat.

 

Advertisement

Protesta e jelekëve të verdhë nisën në Francë, në vitin 2018, si reagim ndaj rritjes së kostove të karburantit dhe pakënaqësive ekonomike, por më pas u shndërruan në trazira vdekjeprurëse antiqeveritare. Jelekët e verdhë e detyruan presidentin Macron të bënte një sërë lëshimesh, ndër më të rëndësishmet, heqjen e taksës së karbonit dhe rritjen e pagave minimale.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy