Rrëzohet avioni mallrave në SHBA, vdesin dy pilotët

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Rrëzohet avioni mallrave në SHBA, vdesin dy pilotët

Një aeroplan mallrash me një ekuipazh prej dy personash u rrëzua të martën në Alaskë dhe pilotët besohet se kanë vdekur, thanë autoritetet amerikane.

Rrëzimi i avionit ndodhi në mëngjes, rreth orës 10:00 (me orën lokale), pranë aeroportit të Fairbanks, një qytet në pjesën qendrore të këtij shteti, në skajin veriperëndimor të kontinentit amerikan, shpjegoi policia e Alaskës.

Avioni kishte dy persona në bord kur u rrëzua në lumin Tanana më pak se dhjetë minuta pas ngritjes.

“Aeroplani u rrëzua në një kodër të pjerrët në breg të lumit dhe mori flakë. Nuk u gjet asnjë i mbijetuar”, tha policia.

Advertisement

Avioni ishte tip Douglas DC-4. I ndërtuar fillimisht si një transportues i ushtrisë amerikane gjatë Luftës së Dytë Botërore, avioni me katër motorë me helikë ka qenë jashtë prodhimit për më shumë se tridhjetë vjet. Disa mostra të tij në eteret sot përdoren kryesisht për transport mallrash.

Avioni ishte në një fluturim për transferimin e karburantit, konfirmoi Bordi Kombëtar i Sigurisë së Transportit (NTSB). /vizionplus.tv

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy