Rusia gati për sulm në Donbas?! Ukraina kërkon ndërhyrjen e komunitetit ndërkombëtar

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Rusia gati për sulm në Donbas?! Ukraina kërkon ndërhyrjen e komunitetit ndërkombëtar

Zhvendosja e një pjesë të civilëve drejt territorit rus nga separatistët ka hedhur dyshime se Rusia mund të jetë duke përgatitur një ndërhyrje në rajonin e Dobasit.

 

Qeveria e Ukrainës ka shpërndarë së fundmi një deklaratë për mediat ku thekson se janë vërejtur lajme të fabrikuara nga Moska me qëllim që ndërhyrja të duket si e arsyetuar.

 

Advertisement

Në këto kushte, Kievi zyrtar kërkon që komuniteti ndërkombëtar të përgjigjet menjëherë me sanksione pasi çdo tolerim do t’i hapë rrugën përshkallëzimit të situatës.

 

“ ● Rusia po i bën këto lëvizje për të rritur presionin psikologjik si mbi qeverinë ukrainase, ashtu edhe mbi banorët e territoreve të pushtuara përkohësisht dhe për të formuar një sfond informacioni për të fshehur përshkallëzimin e situatës së sigurisë.

  • I bëjmë thirrje komunitetit ndërkombëtar, shteteve të huaja dhe organizatave ndërkombëtare që të dënojnë menjëherë provokimet e kryera nga Federata Ruse dhe administratat e saj pushtuese në Donbas, duke minuar procesin e zgjidhjes politiko-diplomatike.
  • Është koha për veprime vendimtare për të parandaluar një valë të re sulmi kundër Ukrainës që do të ketë pasoja shkatërruese jo vetëm për sigurinë e shtetasve ukrainas, por edhe për sigurinë e të gjithë shtetasve të Evropës.
  • Ne u bëjmë thirrje partnerëve tanë që të përdorin menjëherë masa parandaluese kundër Rusisë, përfshirë sanksionet, për ta detyruar atë të heqë dorë nga realizimi i planeve të saj agresive.
  • Mungesa e reagimit të duhur ose një qëndrimi neutral, do të shërbejë vetëm për përshkallëzim të mëtejshëm.
  • Komuniteti ndërkombëtar tani mban përgjegjësi për parandalimin e një konflikti të ri të armatosur në Evropë”, thuhet nw reagimin e ambasadës të Ukrainës.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy