Rusia merr ndihmë juridike nga drejtësia e Berlinit

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Rusia merr ndihmë juridike nga drejtësia e Berlinit

Rusia merr ndihmë juridike nga drejtësia gjermane në rastin e kritikut të helmuar të Kremlinit, Navalni.

Prokuroria e Përgjithshme e Berlinit tha në Twitter se po i përgjigjej një kërkese të autoriteteve ruse në emër të Administratës së Senatit të Drejtësisë. Sidoqoftë, kjo vlen vetëm po të jetë dakord Navalni. Kërkesën Moska ia dërgoi administratën së drejtësisë javën e kaluar.

Sipas agjencisë ruse të lajmeve Tass, autoritetet e Moskës gjithashtu duan të dërgojnë hetuesit e tyre në Gjermani. Ata duan të kenë mundësi t’i bëjnë Navalnyt dhe dëshmitarëve të tjerë pyetje shtesë sqaruese. Qeveria federale gjermane tha se deri tani nuk ka marrë një kërkesë të tillë nga Moska. Qeveria gjermane e konsideron atë si të dëshmuar pa asnjë dyshim se Navalny ishte helmuar me një lëndë kimike luftarake. Rusia ka dyshime për këtë informacion dhe mohon çdo përgjegjësi. 44-vjeçari Navalni po trajtohet në spitalin e Berlinit Charité dhe tani është zgjuar nga koma./ DW

Rusia merr ndihmë juridike nga drejtësia e Berlinit shkruan Vizion Plus.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy