“Rusia po bën shantazh me gazin”/ KE: Jemi të përgatitur për përballimin e situatës

Pinterest LinkedIn Tumblr +
“Rusia po bën shantazh me gazin”/ KE: Jemi të përgatitur për përballimin e situatës

Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, ka deklaruar se vendimi i kompanisë gazprom për të ndaluar në mënyrë të njëanshme dërgimin e gazit për konsumatorët në evropë, është një përpjekje tjetër e Rusisë për të përdorur gazin si një instrument shantazhi.

 

“Ne jemi të përgatitur për këtë skenar. Jemi në kontakt të ngushtë me të gjitha shtetet anëtare. Kemi punuar për të siguruar dërgesa alternative dhe nivelet më të mira të mundshme të rezervës në të gjithë bashkimin evropian”, thuhet në deklaratën e presidentes së KE-së.

 

Advertisement

Shefja e ekzekutivit më tej shprehet se shtetet anëtare të BE-së, kanë vendosur plane emergjente pikërisht për një skenar të tillë dhe autoritetet e unionit kanë punuar me to në koordinim dhe solidaritet, për një përgjigje të koordinuar.

 

 

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy