Rusia propozon udhërrëfyes për normalizimin e raporteve Siri-Turqi

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Rusia propozon udhërrëfyes për normalizimin e raporteve Siri-Turqi

Rusia ka propozuar një udhërrëfyes për normalizimin e raporteve midis Sirisë dhe Turqisë. Ky propozim u bë gjatë takimit të parë të ministrave të Jashtëm të këtyre shteteve që kur ka nisur lufta civile siriane një dekadë më parë.

 

“Detyra jonë është të përcaktojmë udhëzimet e përgjithshme për progres të mëtejmë”, tha gjatë takimit ministri i Jashtëm rus, Sergei Lavrov.

 

Advertisement

Në këtë takim mori pjesë edhe një diplomat i lartë iranian.

 

“Rezultati më i mirë i diskutimeve tona do të ishte një marrëveshje për të udhëzuar ekspertët që të përgatisin një draft-udhërrëfyes për normalizimin e raporteve mes Sirisë dhe Turqisë në takimin e radhës të ministrave”, tha Lavrov.

 

Advertisement

Kryediplomati rus tha se ky propozim më pas do t’iu dërgohet liderëve të Rusisë, Iranit, Sirisë dhe Turqisë.

 

Turqia mbështet forcat rebele që po luftojnë për të rrëzuar nga pushteti presidentin sirian, Bashar al-Assad. Ankaraja ka prezencë ushtarake në pjesët veriore të Sirisë, prani që ka zemëruar Damaskun.

 

Advertisement

Presidenti turk, Recep Tayyip Erdogan, ka përmirësuar raportet me ish-rivalët në mbarë rajonin dhe tani është përqendruar që të mbajë një samit me homologun e tij sirian, Bashar al-Assad.

Lavrov tha se Siria dhe Turqia duhet të nisin diskutimet për riparimin e infrastrukturës dhe logjistikës dhe të “rinisin tregtimin dhe bashkëpunimin ekonomik pa barriera”.

 

Ndërmjetësimi i Kremlinit synon t’i japë ndikim politik presidentit rus, Vladimir Putin, shteti i të cilit është izoluar ndërkombëtarisht që kur nisi pushtimin e Ukrainës shkurtin e vitit të kaluar.

Advertisement

 

Damasku gëzon mbështetjen e Moskës, që ka intervenuar në luftën civile më 2015, duke kryer sulme ajrore në mbështetje të forcave qeveritare siriane./REL/

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy