Rusia rikthen kërcënimin me armë bërthamore, pranon ‘ftohjen diplomatike’ me SHBA

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Rusia rikthen kërcënimin me armë bërthamore, pranon ‘ftohjen diplomatike’ me SHBA

Këshilltari i Kremlinit, Yuri Usakov deklaroi se Rusia mban kontakte me Shtetet e Bashkuara përmes kanaleve diplomatike, por se këto kontakte janë të rralla, siç raportojnë agjencitë ruse të lajmeve.

 

Në këtë formë, Rusia i është rikthyer dhe njëherë kërcënimit me armët bërthamore.

 

Advertisement

Vladimir Putin më herët theksoi se Rusia mund të përdorte “teorikisht” armë bërthamore  nëse integriteti i saj territorial ose ekzistenca kërcënohej, por nuk është e nevojshme.

 

“Armët bërthamore janë ndërtuar për të garantuar sigurinë tonë në kuptimin më të gjerë të termit dhe ekzistencën e shtetit rus, por ne nuk kemi një nevojë të tillë (për t’i përdorur ato), “tha Putin, duke folur në Forumin Ekonomik të Shën Petersburgut. 

 

Advertisement

Presidenti rus tha gjithashtu se ushtria ruse mund të shkatërrojë pjesë të Kievit qendror, por ka zgjedhur të mos e bëjë këtë për disa arsye. Megjithatë, ai nuk ka specifikuar arsyet.

 

Sulmet në territoret kufitare të Rusisë ishin një përpjekje për të tërhequr vëmendjen e forcave të Moskës nga frontet e tjera, tha ai.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy