Sarkozi në arrest shtëpie; ish-Presidenti francez humb betejën me drejtësinë

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Sarkozi në arrest shtëpie; ish-Presidenti francez humb betejën me drejtësinë

Ish-presidenti francez, Nikola Sarkozy, ka humbur këtë të mërkurë apelin kundër dënimit me burg për korrupsion, megjithatë ia ka dalë që të lirohet nga qelia.

 

Gjykata e apelit në paris, mori vendim që ish-presidenti mund ta vuajë pjesën tjetër të dënimit në arrest shtëpie.

 

Advertisement

Pas vendimit të së mërkurës, avokatja e Sarkozy tha se ajo do të nisë një betejë të re ligjore në shkallet më të larta të gjyqësorit në francë.

 

Në vitin 2021 Sarkozy u dënua me tre vjet burg për tentativat për të ndikuar tek një gjyqtar në lidhje me një çështje të veçantë. 68-vjeçari ishte ish-presidenti i parë francez që mori një dënim me burg.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy