Scholz kërkon zgjedhje të reja në komunat serbe

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Scholz kërkon zgjedhje të reja në komunat serbe

Kancelari gjerman Olaf Scholz shpreson që Serbia dhe Kosova do të arrijnë të jetësojnë Marrëveshjen e Ohrit. Në kuadër të një konference shtypi me homologun e tij nga Maqedonia e Veriut, Dimitar Kovaçevski, kancelari iu përgjigj pyetjes së Deutsche Welle-s se a janë sanksionet rruga e duhur për t’I detyruar palët drejt çtensionimit të situatës:

“Ekziston një marrëveshje e propozuar dhe negociuar nga dy vendet që pasqyron një kontratë që do të rregullojë bazat e marrëdhënieve dhe që tani duhet të vihet në jetë. Kjo përfshin një seri të tërë marrëveshjesh dhe ato tani duhet të zbatohen. Nga këndvështrimi ynë, është e rëndësishme që të gjithë të kontribuojnë në çtensionim, që të mbahen sa më shpejt zgjedhjet në komunat serbe në Kosovë, që të ketë një pjesëmarrje të lartë dhe që të zgjedhurit të mos jenë vetëm të zgjedhur formalisht, por që aty të jenë aktivë bashkiake dhe bashkiakë legjitimë, që të zbatohet  pjesa e marrëveshjes mbi Asociacionin e Komunave Serbe. Kjo duhet bërë tani. Ne po bëjmë përpjekje që këtë ta kuptojnë të gjithë. Kjo vlen për Bashkimin Evropian dhe të ngarkuarin e Komisionit. Kjo vlen për Francën, Gjermaninë, Italinë dhe SHBA-të, të cilat janë të përfshira shumë intensivisht në këtë proces. Prandaj edhe unë mbetem me shpresë se të gjithë do të kemi së bashku sukses dhe se të gjithë pjesëmarrësit në terren do të japin kontributin e tyre për fqinjësi të mirë mes të dy vendeve”.

Të enjten dhe të premten, në Bruksel zhvillohet takimi i radhës i Këshillit të Bashkimit Evropian, ku ndër të tjera do të diskutohet edhe situata e tensionuar në veri të Kosovës. Siç u ra dakord në takimin e ministrave të Jashtëm të BE-së, në fillim të javës, në Luksemburg, BE do të marrë masa ndëshkuese ndaj Kosovës dhe Serbisë në se nuk shënojnë përparim në shtensionimin e situatës. Masat parashikohen të jenë politike e financiare.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy