Sekreti i lumturisë së Finlandës? Sauna, banja akulli dhe shumë pyje e natyrë përreth

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Sekreti i lumturisë së Finlandës? Sauna, banja akulli dhe shumë pyje e natyrë përreth

Të parët. Përsëri. “A e besoni? A është e mundur që ne të jemi më të lumturit?”.  Shtypi finlandez, tregon nga salloni i saj shkrimtarja Katja Pantzar në Helsinki, “tashmë kështu e ka marrë: ka më shumë habi sesa krenari”.

Lajmi për të cilin ata e telefonuan, edhe pse me vonesë, u publikua në fakt në prill: edhe në vitin 2021, për të katërtin vit radhazi dhe me një pandemi në mes, Finlanda ishte vendi më i lumtur në botë.

Falë vendimit të Kombeve të Bashkuara dhe “World Happiness Report” (Raporti i Lumturisë Botërore), një sondazh i nisur në vitin 2012 për të përqendruar vëmendjen e qeverive në kënaqësinë e perceptuar të popullatës.

Në fakt funksionon kështu: instituti i sondazhit “Gallup”, kryen afërsisht 350,000 intervista në më shumë se 100 vende të botës dhe fton pjesëmarrësit të imagjinojnë jetën si një shkallë të lartë.

Advertisement

“E dhjeta përfaqëson cilësinë më të mirë të mundshme të jetës, në nivelin zero është më e ulëta. Në cilën pikë të shkallës jeni?”. Kriteret janë tërësisht subjektive. Nuk ka të bëjë me pagën apo jetëgjatësinë, por mënyrën se si njerëzit e shohin veten.

Lumturia e Finlandës ka tërhequr vëmendjen e gazetarëve dhe studiuesve nga e gjithë bota, në kërkim të një recete sekrete për ta kopjuar ose rishitur, gjithnjë nëse ekziston një e tillë.

Por mes treguesve socio-ekonomikë dhe sjelljeve të mira të përhapura, ndoshta fshihen disa mësime të dobishme. Finlanda ndihet mirë për shumë arsye.

Një: sistemi proverbial i mirëqenies dhe shërbimit të Evropës Veriore. Në një nga vendet me shpenzimet më të larta për arsimin në kontinent (në Finlandë regjistrohet 6,9% të PBB-së), shkollat janë falas, duke përfshirë nga ajo fillore deri në universitet. Kjo dhe shërbime të tjera  në vende të ndryshme europiane kushtojnë taksa mjaft të larta, por pakti mes qytetarëve dhe institucioneve është ende i qëndrueshëm. Dhe ashensori social vazhdon të punojë.

Advertisement

Një shembull

Një shembull i kësaj, është Sanna Marin, kryeministrja 35-vjeçare, më e reja në botë: pas divorcit të prindërve, familja e saj pati probleme financiare, por kjo nuk e pengoi të mbaronte studimet në Universitetin e Tamperes.

Nuk është një rast unik. Finlanda është e treta në indeksin e lëvizshmërisë sociale (pas Danimarkës dhe Suedisë), të hartuar nga Forumi Ekonomik Botëror: atyre që vijnë nga një familje e varfër, u duhen vetëm tre breza për të arritur një pagë mesatare dhe për t’u bërë pjesë e “klasës së mesme”.

Në Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Itali, duhen pesë, në Francë gjashtë, në Brazil nëntë. Ëndrra amerikane është bërë ëndrra nordike.

Advertisement

Sekreti

Në mungesë të një përkufizimi universal të lumturisë, disa vëzhgues e kanë kërkuar atë te zakonet. Dhe ata vunë re marrëdhënien shumë të ngushtë të finlandezëve me natyrën. Me pyjet në veçanti: ato mbulojnë 70% të sipërfaqes së vendit, një në dy banorë jeton në më pak se 200 metra nga pylli më i afërt dhe mbi dy të tretat e popullsisë i viziton të paktën një herë në javë.

Ndërgjegjësimi për krizën mjedisore nuk është asgjë e re këtu. Qeveria dëshiron të arrijë zero emetime deri në vitin 2035, 15 vjet përpara synimeve më të larta të COP 26.

Këtu, lidhja me natyrën e egër nuk është ndalur kurrë. “Aty është Markku, – thotë Aleksi Poutanen, fotograf, – që jeton me një dre që quhet Mervi; Mia ka një duzinë pula në zyrën e saj, ndërsa Inga nuk e ka problem të mirëpresë alpakën (një lloj deveje që rritet në Amerikën e Jugut, është e ngjashme dhe shpesh ngatërrohet me lamën) e saj në dhomën e gjumit”.

Advertisement

Histori jo-tipike edhe për Finlandën, ku nga ana tjetër, një tjetër praktikë e çuditshme është shumë më e zakonshme: noti edhe në dimër në ujin e ngrirë të Detit Balltik ose në një nga 188.,000 liqenet.

Një banjë në ujë të ngrirë një minutëshe, është një pjesë e kulturës lokale të mirëqenies, epse çliron endorfinë, serotoninë, dopaminë dhe oksitocinë: të gjitha “hormonet e lumturisë”.

Por për të hyrë në ujë në ato kushte, duhet ‘sisu’, karakteristikë e finlandezëve të cilës Katja Pantzar, e rritur në Kanada nga prindër nga Helsinki, ku u kthye të jetonte njëzet vjet më parë, i ka kushtuar një libër (‘Sisu’: rruga finlandeze drejt kurajës).

Çfarë është kjo? “Një kombinim i guximit, egërsisë dhe këmbënguljes, një aftësi për të vazhduar luftën, kur shumica e njerëzve tashmë janë dorëzuar”.

Advertisement

Në gjysmë të rrugës mes elasticitetit dhe përqendrimit, është një qëndrim për t’u stërvitur si muskujt: “Në vend që të ankohemi për motin e tmerrshëm dhe të mos jemi në gjendje të pimë një koktej në plazh, ne themi me vete: ‘ok’, mund ta shndërrojmë këtë të ftohtë një mjet për t’u ndjerë më mirë në trup dhe në mendje? Duhet pak guxim, forcë, ‘sisu’ për të hyrë në ujin e akullt”.

Stërvitja

Noti dimëror është një nga “truket” finlandeze për të jetuar mirë. Është i dyti pas saunës: në Finlandë është bërë një vend i trashëgimisë së UNESCO-s që nga fundi i vitit 2020 dhe vlerësohet se ka 3.3 milionë të tilla në vend, një për çdo shtëpi.

Sauna është mbi të gjitha një ushtrim i jashtëzakonshëm i barazisë sociale: “Atje jemi të gjithë të barabartë”, siguron Pantzar. “Rolex dhe BMW për ata që i kanë, le të qëndrojnë pushim, brenda mbeten vetëm trupat, të njëjtë në lakuriqësinë e tyre, por të gjithë të ndryshëm. Ne flasim me zë të ulët, me respekt. Në saunë mëson shpejt të jesh vetvetja dhe të pranohesh për atë që je”, – vijon ajo.

Advertisement

Sipas thashethemeve, thuhet se finlandezët janë pak të “ndyrë”. Ata buzëqeshin mjaftueshëm, por duken të ftohtë (ish-piloti i Ferrarit Kimi Raikkonen, një simbol në shtëpi, quhet “Iceman”) dhe ndonjëherë janë melankolikë.

Sipas Anu Partanen, një gazetare finlandeze që jeton në SHBA dhe autore e librit “The Nordic Theory of Everything: In Search of a Better Life” (Teoria Nordike e Gjithçkaje: Në kërkim të një jete më të mirë), finlandezët priren të jenë “natyrshëm pesimistë dhe emocionalisht të rezervuar”.

Megjithatë, ka një fjalë të marrë nga suedishtja dhe norvegjishtja, e cila e përshkruan mirë këtë qëndrim të përhapur: “lagom”, domethënë “mjaft”. Duke kërkuar një përgjigje për lumturinë misterioze të finlandezëve, faqja amerikane “Slate”, shkroi se finlandezët aplikojnë moderimin edhe për pritshmëritë e tyre për ekzistencën: gjërat e rëndësishme në jetë janë të pakta dhe nëse i keni, nuk mund të ankoheni.

Një punë e mirë, një e diel duke mbledhur manaferrat, një banjë me ujë të akullt. Që në moshë të re, ata mësohen me mundësi të barabarta dhe merita, por në përgjithësi nuk vuajnë nga ankthi i performancës, siç shpjegon Katja Pantzar: “Askush nuk pret të fitojë, të jetë më i miri, kështu që kur ndodh, është një surprizë e bukur, por nuk është objektivi primar”.

Advertisement

Ashtu si të qenit i lumtur nuk është: kjo duket se u ndodh finlandezëve, sado pak që besojnë në të. A mund të imitohen? E vështirë.

Traditat

“Sisu”, madje edhe “kalsarikännit” (dehja në divan me të brendshme: një traditë jo-sociale e pijes, me të cilën ata janë më pak krenarë), mund të mos mjaftojnë. Sepse ka një vlerë mbi të cilën shumë bien dakord, që komuniteti finlandez e ka ndërtuar prej dekadash.

Është ai falë të cilit këtu, përfundon Pantzar, “fëmijët shkojnë vetë në shkollë në moshën 7-8 vjeç me transport publik. Në disa vende madje nuk lejohet, sepse nuk është e sigurt. Në Finlandë, nëse shihni një fëmijë vetëm në një tramvaj, e shoqëroni me sy dhe e lini të shkojë: të gjithë e dinë këtë dhe sillen në përputhje me rrethanat. Quhet besim”.(“Si”)

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy