SHBA i përgjigjet Milorad Dodik: Ndarja do të sjellë fundin e Republikës Srpska

Pinterest LinkedIn Tumblr +
SHBA i përgjigjet Milorad Dodik: Ndarja do të sjellë fundin e Republikës Srpska

Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë reaguar pas kërcënimeve të liderit të republikës Srpska Milorad Dodik, për ndarje nga Bosnjë e Hercegovina.

Ambasada e SHBA në Sarajevë ka deklaruar këtë të premte se një propozim i tillë është i rrezikshëm dhe i papërgjegjshëm.

“Ndarja ose shkëputja e Republikës Srbska nuk do të thotë pavarësi e Republikës Srbska ose fundi i Bosnjë e Hercegovinës, do të thotë fundi i Republikës Srbska. Veprimet e Dodik vënë në rrezik të ardhmen brenda institucioneve euroatlantike që populli i Bosnjë Hercegovinës, përfshirë Republikës Srbska, dëshiron”, deklaroi ambasada.

Ambasada amerikane thotë se ky propozim është në mospërputhje me Marrëveshjen e Dejtonit dhe vë në rrezik sovranitetin dhe integritetin territorial të Bosnjës.

Advertisement

“Këto janë interesa thelbësore të SHBA-së. Shtetet e Bashkuara do t’i mbrojnë dhe ruajnë ato, edhe duke mbajtur përgjegjës ata të cilët i rrezikojnë”, tha ambasada.

Udhëheqësi i serbëve të Bosnjës tha vetëm pak orë përpara se asambleja e përgjithshme e OKB të miratonte rezolutën për gjenocidin e Srebrenicës se do të kërkojë ndarjen. /vizionplus.tv

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy