SHBA njofton fundin e angazhimit luftarak në Irak

Pinterest LinkedIn Tumblr +
SHBA njofton fundin e angazhimit luftarak në Irak

Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë njoftuar përfundimin e angazhimit ushtrarak në Irak. Në këtë kuadër nuk do të ketë lëvizje të mëdha trupash, por do të ketë rishikim të rolit të tyre në terren.

Vendimi vjen pak muaj pas një takimi të presidentit amerikan, Joe Biden dhe kryeministrit iraken, Mustafa al-Kadhimi prej nga ku u njoftua se pas datës 31 dhjetor 2021, në Irak nuk do të ketë më trupa ushtarake amerikane me detyrë luftarake.

Sipas mediave të ndryshme, vendimi i SHBA është marrë për të lehtësuar presionin mbi qeverinë irakene nga milicia filoiraniane PMF që kundërshton praninë e SHBA në vend.

Ndryshimi është në praktikë pa efekte logjistike, por simbolikisht ai ka rëndësi sepse i jep fund një angazhimi, bilanci i të cilit vetëm pozitiv nuk është.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy