SHBA: Sulmi i Iranit ndaj Izraelit dështoi, nuk na kishin informuar

Pinterest LinkedIn Tumblr +
SHBA: Sulmi i Iranit ndaj Izraelit dështoi, nuk na kishin informuar

Shtëpia e Bardhë e përshkroi sulmin e paprecedentë të Iranit kundër Izraelit si një dështim të madh dhe të turpshëm, ndërsa mohoi se Teherani kishte paralajmëruar për sulmin.

“Pashë informacione se iranianët kishin planifikuar të dështonin, se ky dështim i madh dhe i turpshëm ishte i qëllimshëm”, tha zëdhënësi i Këshillit të Sigurisë Kombëtare të Shtëpisë së Bardhë, John Kirby.

“Pashë gjithashtu Iranin duke thënë se po jepte alarmin për të ndihmuar Izraelin të përgatiste mbrojtjen e tij dhe të kufizonte çdo dëmtim të mundshëm. E gjithë kjo është kategorikisht e rreme”, tha ai.

“Ky sulm dështoi sepse Izraeli, Shtetet e Bashkuara dhe një koalicion partnerësh të tjerë të angazhuar për sigurinë e Izraelit e bënë atë të dështojë”, shtoi Kirby.

Advertisement

Kirby tha se Irani nuk i paralajmëroi Shtetet e Bashkuara javën e kaluar për orarin e tij për të nisur një sulm kundër Izraelit ose objektivave të mundshëm.

Zëdhënësi i Këshillit të Sigurisë Kombëtare të Shtëpisë së Bardhë u tha gazetarëve se Shtetet e Bashkuara kanë shkëmbyer mesazhe me Iranin, por se nuk ka pasur kurrë mesazhe në lidhje me kohën ose qëllimet e Iranit për sulmin e tij gjatë fundjavës. /vizionplus.tv

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy