Shërbimet sekrete ruse vrasin 49-vjeçarin bjellorus: Po planifikonte sulm terrorist

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Shërbimet sekrete ruse vrasin 49-vjeçarin bjellorus: Po planifikonte sulm terrorist

Shërbimi Federal i Sigurisë i Rusisë (FSB) tha sot se qëlloi dhe vrau një burrë bjellorus i cili po planifikonte një “akt terrorist” në emër të Ukrainës në rajonin Karelia të Rusisë veriore, njoftoi agjencia shtetërore e lajmeve RIA.

FSB, agjencia kryesore pasardhëse e KGB-së Sovjetike, tha se kishte “konfiskuar armë dhe një pajisje shpërthyese të improvizuar” pas incidentit të të shtënave. Sipas RIA, FSB tha se njeriu kishte për qëllim të hidhte në erë një ndërtesë administrative në qytetin Olonets, rreth 250 kilometra nga kufiri finlandez.

“Gjatë arrestimit, krimineli hapi zjarr me armë ndaj oficerëve të forcave speciale dhe u neutralizua gjatë konfrontimit”, tha FSB, sipas RIA.

Duke cituar burime të paidentifikuara, media ruse raportoi se emri i burrit është Nikolai Alekseev dhe se ai është një aktivist 49-vjeçar nga Bjellorusia, i cili mori pjesë në protestat e opozitës atje në vitin 2020. /vizionplus.tv

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy