Shifra alarmuese në Greqi: 105 viktima dhe 7,287 të infektuar në 24 orë

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Shifra alarmuese në Greqi: 105 viktima dhe 7,287 të infektuar në 24 orë

Greqia vijon të regjistrojë shifra të larta infektimesh dhe viktimash nga koronavirusi.

 

Mediat greke bëjnë me dije se në 24 orët e fundit kanë humbur jetën 105 qytetarë. Ndërsa rastet pozitive për sot janë 7,287, prej të cilave gjashtë u identifikuan në pikat hyrëse të vendit.

 

Advertisement

Sa i përket rasteve të konfirmuara në shtatë ditët e fundit, 87 prej tyre kanë qenë persona që kanë udhëtuar jashtë ndërsa 2,477 të tjerë janë raste kontakti.

 

Sa i përket rasteve fatale, që nga fillimi i pandemisë e deri më sot janë regjistruar 17,425 viktima, 95% prej të cilëve ishin me sëmundje shoqëruese ose/dhe mbi 70 vjeç.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy