Shkencëtarët japin alarmin: Po nxehet Siberia!

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Shkencëtarët japin alarmin: Po nxehet Siberia!

Shkencëtarët japin alarmin: Po nxehet Siberia!

Periudha e zgjatur e nxehtë e Siberisë ka vënë në alarm shkencëtarët, që thonë se këto shenja nuk duhen injoruar. Temperaturat në sipërfaqen e saj ishin muajin e kaluar 10 gradë më shumë se mesatarja, dhe kjo e bën majin e sivjetshëm më të nxehtin e regjistruar ndonjëherë në rajonin e ftohtë rus që nga fillimi i regjistrimeve në 1979-tën. Sipas ekspertit të klimës,

Martin Stendel, ky devijim i temperaturës në Siberi do të ndodhte vetëm një herë në 100,000 vjet po të mos ishte për ndryshimet klimatike, thotë CNN. Dhe në Siberi nuk ishte vetëm maji shumë i ngrohtë; dimri dhe pranvera kanë pasur po ashtu temperatura mbi normalen. Sipas shkencëtares Freja Vamborg, Siberia Perëndimore konsiderohet si një prej rajoneve që dëshmon qartë një trend nxehjeje, ndërsa paralajmërime janë dhënë edhe për Arktikun, i cili po ngrohet dy herë më shpejt se pjesa tjetër e planetit për shkak të efektit serë.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy