Shpërndahet miell për palestinezët, teksa pritet të rinisin bisedimet për armëpushimin në Katar

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Shpërndahet miell për palestinezët, teksa pritet të rinisin bisedimet për armëpushimin në Katar

Kamionët që transportonin miell kanë mbërritur në Gazën veriore për t’u shpërndarë në zonat që nuk kanë pasur ndihma për katër muaj, njoftuan sot mediat palestineze, ndërsa zija e bukës po afrohet në enklavë dhe bisedimet për armëpushim midis Izraelit dhe Hamasit pritet të rinisin në Katar.

Një kolonë prej 12 kamionësh mbërriti në veri të shtunën, gjashtë kamionë në qytetin e Gazës dhe gjashtë në kampin e refugjatëve Jabalia, duke transportuar furnizime për shpërndarje gjithashtu në zonat më veriore të Beit Lahiyya dhe Beit Hanoun, thanë media dhe banorët.

Agjencitë e ndihmës kanë paralajmëruar se disa pjesë të Gazës po përballen tashmë me urinë, ndërsa spitalet në veri po raportojnë se fëmijët vdesin nga kequshqyerja dhe dehidratimi.


Kriza e urisë ka rritur presionin ndërkombëtar mbi Izraelin më shumë se pesë muaj pas fushatës së tij tokësore dhe ajrore në Gaza, e shkaktuar nga një sulm i përgjakshëm nga Hamasi më 7 tetor, teksa priten bisedime për një armëpushim dhe një shkëmbim pengjesh izraelite./vizionplus.tv/

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy