Shpërthen vullkani në Indonezi, banorët vrapojnë të tmerruar (VIDEO)

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Shpërthen vullkani në Indonezi, banorët vrapojnë të tmerruar (VIDEO)

Një vullkan shpërtheu në ishullin indonezian Java. Deri më tani, raportohet për 1 viktimë, ndërsa 41 të tjerë kanë pësuar djegie të rënda.

 

Sipas BBC, banorët janë larguar dhe ekipet e shpëtimit po udhëtojnë në zonën e prekur.

 

Advertisement

Pamjet në mediat sociale treguan banorët duke vrapuar, ndërsa një re gjigante hiri vullkanik u ngrit pas tyre.

 

Zyrtari i rajonit Lumajang, Thoriqul Haq në një deklaratë për kanalin “tvOne” tha se për shkak të tymit dhe hirit shumë fshatra u zhytën në errësirë dhe se qindra persona u evakuuan në zona të sigurta.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy