Shtëpia e Bardhë: Bisedime me Qipron për hapjen e një korridori detar që do të transportojë ndihma drej Gazës

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Shtëpia e Bardhë: Bisedime me Qipron për hapjen e një korridori detar që do të transportojë ndihma drej Gazës

Mes SHBA-së dhe Qipros janë duke u zvilluar bisedime për krijimin e një korridori detar, përmes të cilit do të ofrohen sasi më të mëdha ndihme humanitare për Palestinën, tha përfaqësuesi i Këshillit të Sigurisë Kombëtare, John Kirby.

“Nuk dua të hyj në detaje tani. Kjo ide është ende në një fazë shumë të hershme. Ka shumë punë për të bërë ”, tha Kirby gjatë një konference për media.

Në këtë fazë nuk mund të konsiderohet e sigurt se Qiproja do të thirret të kontribuojë në çfarëdo mënyre, theksoi ai.

“Unë thjesht po them se diskutimi në të cilin jemi tani sigurisht që është ndërtuar mbi diskutimet e mëparshme që kemi pasur me partnerët në rajon se çfarë forme mund të marrë një plan i tillë. Por, përsëri, vërej se kemi ende një rrugë të gjatë për të bërë dhe shumë punë në pjesën detare (të korridorit humanitar) për ta zbatuar atë”./vizionplus.tv 

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy