SHBA po punon për hapjen e një korridori detar për ndihmat në Gaza

Pinterest LinkedIn Tumblr +
SHBA po punon për hapjen e një korridori detar për ndihmat në Gaza

Shtetet e Bashkuara do të dyfishojnë përpjekjet e tyre për të hapur një korridor detar në Gaza, në mënyrë që të dërgojnë  sasi të mëdha ndihme humanitare nga deti, tha zëdhënësi i Shtëpisë së Bardhë, John Kirby.

Një korridor detar do të ishte kulmi i përpjekjeve për të zgjeruar shpërndarjen e ndihmave nga toka dhe Uashingtoni do të vazhdojë të bëjë presion ndaj Izraelit që të lehtësojë më shumë kamionë dhe të hapë më shumë rrugë për në Gaza, tha Kirby në konferencë.

Izraeli mbështet planin e Shteteve të Bashkuara për të hedhur ushqime dhe furnizime në Rripin e Gazës në ditët në vijim.

“Izraelitët kanë tentuar vetë ndihma ajrore dhe mbështesin përpjekjet tona për të bërë të njëjtën gjë”, theksoi zëdhënësi. /vizionplus.tv

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy