Spanja dhe Irlanda thirrje BE-së: Verifikoni menjëherë nëse Izraeli respekton të drejtat e njeriut në Gaza

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Spanja dhe Irlanda thirrje BE-së: Verifikoni menjëherë nëse Izraeli respekton të drejtat e njeriut në Gaza

Spanja dhe Irlanda i kanë kërkuar Brukselit që të verifikojë menjëherë nëse Izraeli respekton të drejtat e njeriut në Rripin e Gazës, njoftoi kryeministri spanjoll Pedro Sanchez në një postim në X.

“Përballë situatës kritike në Rafah, në pjesën jugore të Rripit të Gazës, ku më shumë se gjysma e popullsisë së enklavës është strehuar, qeveritë e Spanjës dhe Irlandës i dërguan një letër Komisionit Evropian duke i kërkuar që të të shqyrtojë menjëherë nëse Izraeli po respekton angazhimet për respektimin e të drejtave të njeriut në Gaza”, shpjegoi Sanchez në postimin e tij.

Letra nga Taoiseach Leo Varadkar dhe kryeministri spanjoll Pedro Sánchez kërkon gjithashtu që Komisioni të propozojë masat e duhura që mund të merren nëse zbulohet se Izraeli ka shkelur detyrimet në Marrëveshjen e Asociimit BE/Izrael.

Ndërhyrja vjen mes frikës se Izraeli do të nisë një pushtim tokësor në Rafah, ku më shumë se një milion refugjatë palestinezë po strehohen nga lufta në vazhdim. /vizionplus.tv

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy