Stoltenberg: Anëtarësimi zyrtar i Finlandës në NATO është historik, do punojmë për Suedinë

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Stoltenberg: Anëtarësimi zyrtar i Finlandës në NATO është historik, do punojmë për Suedinë

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg deklaroi se do të jetë historike kur aleanca ushtarake të ngrejë flamurin finlandez për herë të parë në selinë e saj të martën.

 

“Kjo është një javë historike. Nesër do të mirëpresim Finlandën si anëtarja e 31-të e NATO-s, duke e bërë Finlandën më të sigurt dhe aleancën tonë më të fortë. Ne do të ngremë flamurin finlandez për herë të parë këtu në selinë e NATO-s”, tha Stoltenberg, duke folur në Bruksel të hënën. “Do të jetë një ditë e mirë për sigurinë e Finlandës, për sigurinë nordike dhe për NATO-n në tërësi”, shtoi Stoltenberg.

 

Advertisement

Finlanda do të bëhet anëtare e aleancës të martën, me presidentin finlandez Sauli Niinistö që udhëton në Bruksel për të marrë pjesë në një ceremoni pranimi në selinë e NATO-s.

 

Stoltenberg foli gjithashtu për ofertën e Suedisë për t’u anëtarësuar në NATO, duke thënë se pranimi i Finlandës është “në vetvete diçka që duhet ta festojmë”, por është gjithashtu e mirë për Suedinë, raporton CNN.

 

Advertisement

“Kjo e bën Suedinë më të integruar në NATO dhe e bën Suedinë edhe më të sigurt,” tha Stoltenberg, duke shtuar se në të njëjtën kohë NATO feston dhe gëzon që Finlanda është anëtare me të drejta të plota. Ai shtoi se NATO duhet të vazhdojë punën për të finalizuar procesin e pranimit suedez.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy