Stoltenberg: Ukraina ka nevojë për mbështetje, gabim historik të lëmë Putinin të fitojë

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Stoltenberg: Ukraina ka nevojë për mbështetje, gabim historik të lëmë Putinin të fitojë

“Ukrainës nuk i mungon guximi, por municioni”, tha Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg në prezantimin e raportit vjetor të Organizatës së Traktatit të Atlantikut të Veriut për vitin 2023.

“Ukraina ka nevojë për më shumë mbështetje dhe tani: Kievit nuk i mungon guximi, por municioni, dhe së bashku, si aleatë, ne kemi aftësinë të ofrojmë atë që nevojitet. Ne duhet të gjejmë vullnetin politik për ta bërë këtë. Çdo ditë vonesa ka pasoja në terren”, tha Stoltenberg.

“Ky është një moment kritik dhe do të ishte një gabim historik të linim Putinin të fitonte”, shtoi ai.

Lidhur me zgjedhjet presidenciale ruse, Stoltenberg tha se çdo përpjekje për të mbajtur zgjedhje në territoret e okupuara të Ukrainës do të ishte krejtësisht e paligjshme. /vizionplus.tv

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy