Stolteneberg viziton Kosovën dhe rajonin

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Stolteneberg viziton Kosovën dhe rajonin

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, do ta vizitojë Kosovën, të hënën, 20 nëntor, në kuadër të një vizite në disa vende të Ballkanit.

 

Ai pritet të takohet me presidenten e shtetit, Vjosa Osmani, në pasditen e së hënës.

 

Advertisement

Sipas njoftimit të NATO-s, Stoltenberg do ta nisë vizitën në Ballkan fillimisht në Bosnje-Hercegovinë, gjatë paradites së 20 nëntorit.

 

Të nesërmen do të jetë në Serbi dhe Maqedoni të Veriut.

 

Advertisement

Në këtë të fundit, do të qëndrojë edhe më 22 nëntor.

 

Prej vendeve të Ballkanit Perëndimor, Shqipëria, Maqedonia e Veriut dhe Mali i Zi, janë pjesë e aleancës.

 

Advertisement

Zyrtarët shtetërore të Kosovës kanë shprehur disa herë synimin për t’u bërë pjesë e Bashkimit Evropian dhe NATO-s.

 

Vitin e kaluar, kryeministri i Kosovës, e ka përmendur se synon që vendi të anëtarësohet në programin e NATO-s, Partneriteti për Paqe.

 

Advertisement

Shtetet e Bashkuara e kanë mbështetur këtë vendim të Kosovës, ndonëse kanë tërhequr vërejtjen se për një anëtarësim të tillë duhet miratim i të gjitha vendeve të aleancës.

 

Nga 31 vende anëtare të NATO-s, Kosovën si shtet të pavarur e kanë njohur 27 prej tyre ndërsa katër (Greqia, Rumania, Sllovakia dhe Spanja) ende jo.

 

Advertisement

Partneriteti për Paqe është një program i NATO-s, që synon krijimin e besimit midis shteteve anëtare të NATO-s dhe shteteve të tjera në Evropë.

 

Aktualisht, NATO-ja është prezente në Kosovë përmes misionit të saj, KFOR.

 

Advertisement

Deri në nëntor të vitit 2023, pjesë e këtij misioni kanë qenë 4.687 trupa prej 27 vendeve të botës./rel

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy