STUDIMI: Doza e tretë e vaksinës anti-Covid shmangu valën e katërt të pandemisë në këtë shtet

Pinterest LinkedIn Tumblr +
STUDIMI: Doza e tretë e vaksinës anti-Covid shmangu valën e katërt të pandemisë në këtë shtet

Lajme të mira vijnë nga Izraeli për efektivitetin e dozës së tretë, ku në ditët e fundit, në më pak se një javë, u raportuan zero vdekje.

Vendi, i pari mes shteteve perëndimore që ka nisur fushatën e vaksinimit gati një vit më parë, ishte laboratori ‘par excellence’, banka e provës që parashikon se cilat do të jenë “trendet” në lidhje me të dhënat për efikasitetin e vaksinimit dhe prevalencën e koronavirusit.

Vala më e keqe pa masa kufizuese përfundoi

Advertisement

E pra, këto të dhëna thonë se doza e tretë i ka dhënë fund valës së katërt të përjetuar nga vendi që prej kësaj vere: rikthimi në normalitet është pothuajse i plotë dhe jo për shkak të kufizimeve (shumë pak janë rifutur), por rifillimi i efektit mbrojtës të vaksinës ‘Pfizer’ (e vetmja e administruar në Izrael).

Numri i rasteve aktive të koronavirusit në Izrael, ka rënë në 5.984, pasi ka tejkaluar 10.000 për më shumë se tre muaj dhe ka tejkaluar 90.000 në fillim të shtatorit, sipas të dhënave të publikuara nga Ministria e Shëndetësisë.

Grafiku 1 – Raste të reja ditore (burimi: “Our Word Data”

Rastet e reja të përditshme janë disa qindar në fakt, por në rënie të ndjeshme në krahasim me nga 5.000-6.000 të infektuar brenda disa ditësh gati dy muaj më parë. Vala e katërt në numrin e rasteve të reja pozitive (shih Grafikun 1 lart), ishte më mbresëlënëse se ndonjëherë, me një kulm të datës 14 shtator.

Mbrojtje ndaj rasteve të rënda

Advertisement
Grafiku 2 – Vdekje të reja në ditë (burimi: “Our Owrd Data”

Efekti mbrojtës i ‘Pfizer’ u dobësua në lidhje me infeksionet, por mbeti i mirë ndaj shtrimeve në spital dhe vdekjeve, ndërsa kurba relative e valës së katërt (shih Grafikun numër 2 lart), regjistroi një numër vdekjesh më të ulët se vala e tretë dhe e dytë. Shumica e infeksioneve, shtrimeve në spital dhe vdekjeve – duhet saktësuar – kishin të bënin me të pavaksinuarit, të cilët në Izrael, si përqindje e të gjithë popullsisë, janë më shumë se në disa shtete.

Fushata për dozën e tretë

Veprimi me dozën e tretë, edhe me një pjesë të popullsisë së pavaksinuar, ishte i mjaftueshëm për të shmangur mbylljet e reja (dhe vdekjet e reja).

Fushata e vaksinimit përforcues në Izrael filloi në gusht, pasi ulja e mbrojtjes së vaksinës u bë e dukshme, rreth gjashtë muaj pas marrjes së dozës së dytë: rënia e imunitetit ndodhi në të gjitha grupmoshat.

Advertisement
Grafiku 3 – Rastet e rënda të ndara sipas statusit të vaksinimit (burimi: “Haaretz”)

Në grafikun e publikuar nga gazeta “Haaretz” (shih Grafikun 3 lart), vëmë re dallimin midis shtrimeve në spital të personave të pavaksinuar, të vaksinuar pjesërisht dhe plotësisht të vaksinuar: tre javë pas fillimit të fushatës së dozës së tretë, numri i rasteve midis personave të vaksinuar filloi të bjerë.

Përkundrazi, pavarësisht se përfaqësojnë vetëm një pakicë, të pavaksinuarit janë bërë pjesa më e madhe e rasteve të rënda nga Covid. Me fjalë të tjera, Covid është kthyer në një “pandemi të të pavaksinuarve” në Izrael, si në vendet e tjera të botës.

Që atëherë, gati 4 milionë izraelitë, mbi 42% e popullsisë së përgjithshme, kanë marrë tashmë dozën e tretë të vaksinës ‘Pfizer’. Rreth 1.1 milion izraelitë të kualifikuar për marrjen e dozës së tretë, nuk e kanë marrë ende atë. Fillimisht, doza e tretë u rezervua për personat mbi 60 vjeç, por më vonë u shtri për të gjithë (mbi 12 vjeç).

Efikasitet më i lartë se ai i dy dozave

Advertisement
Vaksina e kompanisë “Pfizer” ka rezultuar efikase në secilën nga dozat në izrael

Efektiviteti që rifiton mbrojtja e vaksinës pas përforcuesit të tretë, është i jashtëzakonshëm, në disa raste jo vetëm kapërcen rënien që ndodh me kalimin e kohës, por arrin vlera më të larta të efikasitetit se më parë.

Një studim i ri nga “National Institute for Health Research (Instituti Kombëtar për Kërkimet Shëndetësore), tregon se doza e tretë rriti efektivitetin e vaksinës ‘AstraZeneca’ (krahasuar me një infeksion simptomatik) nga 44% në 93% dhe nga 62.5 në 94% për ‘Pfizer’: për ‘AstraZeneca’-n është një nivel i paarritur më parë.

Prova e parë e rastësishme, e kontrolluar nga ‘placebo’ e një përforcuesi të administruar në 10.000 njerëz, i publikuar në “New England Journal of Medicine më 15 shtator, tregoi efikasitetin e ‘Pfizer’ që pas vetëm 7 ditësh, kishte arritur 95.6% mbrojtje nga infeksionet (madje edhe në praninë e variantit ‘Delta’).

Efekti mund të zgjasë mbi 10 muaj

Advertisement
Një qytetare izraelite duke marrë dozën e tretë të vaksinës anti-Covid

Doza e tretë funksionon dhe mund të shihet edhe nga të dhënat që vijnë nga bota reale dhe nga ato të marra nga studimet shkencore dhe mund të parandalojnë mbylljet e reja të dimrit: shumë vende kanë filluar fushatën. Po sa mund të zgjasë mbrojtja?

Përgjigja mund të vijë sërish nga Izraeli: ‘Channel 12’ njoftoi të dielën disa të dhëna paraprake nga një studim mbi nivelet e antitrupave të kryer nga Spitali ‘Tel Hashomer’, i cili do të bëhet publik pas 2-4 javësh: ato do të tregojnë se doza e tretë ofron një mbrojtje “ndryshe”, me sa duket e përmirësuar, krahasuar me dy dozat e para dhe që mund të zgjasë 9-10 muaj dhe ndoshta edhe më gjatë.

Nuk janë dhënë detaje mbi qëllimin ose metodologjinë e studimit të ‘Tel Hashomer’, por që efekti i një vaksine “stabilizohet” pas një doze të tretë./ SI

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy