Studimi: Vaksinat kineze nuk mjaftojnë kundër variantit ‘Omicron’

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Studimi: Vaksinat kineze nuk mjaftojnë kundër variantit ‘Omicron’

Një  studim i ri nga shkencëtarë të Universitetit të Hong Kongut, zbuloi se njerëzit që kanë marrë dy doza të një vaksine Covid-19 të prodhuar nga kompania farmaceutike kineze “Sinovac” (vaksina e inaktivizuar e virusit CoronaVac, e përdorur gjerëisht edhe në Shqipëri), nuk ishin në gjendje të neutralizonin variantin e ri shumë infektiv “Omicron”.

Të dhënat e studimeve klinike që çuan në përdorimin e preparatit në vende të ndryshme, raportuan një efikasitet prej 50% në studimin e kryer në Brazil dhe 83% në atë të kryer në Turqi dhe hetimet e mëvonshme kanë treguar se antitrupat bien pas 6 muajsh nga përfundimi i ciklit të vaksinimit. Por kohët e fundit kërkimet në laboratorin e Hong Kongut kanë hetuar në mënyrë specifike variantin “Omicron”.

Sondazhi u krye me 25 individë të vaksinuar: shkencëtarët zbuluan se asnjë nga serumet e pjesëmarrësve në studim nuk ishte në gjendje të luftonte variantin shumë ngjitës “Omicron”. Sipas studimit, ka shumë të ngjarë që jë dozë përforcuese të nevojitet për të përmirësuar mbrojtjen.

Deklaratat e “Sinovac”

Advertisement

Nuk është plotësisht e qartë nëse një dozë e tretë e vaksinës kineze mund të përmirësojë realisht situatën: kompania farmaceutike “Sinovac”, ndërsa pranoi se dy doza janë joefektive kundër “Omicron”, tha se tre doza mund të parandalonin infeksionin dhe njoftoi testet e kryera në kompani.

Nga të dhënat, del se 7 nga 20 persona, 35%, të cilët kanë marrë doza të dyfishta të “Sinovac”, kanë treguar antitrupa të mjaftueshëm për të neutralizuar “Omicron”.

Situata u përmirësua pak me tre doza: rezultatet laboratorike tregojnë se 45, nga 48 personat që morën përforcuesin, zhvilluan mjaftueshëm antitrupa për të neutralizuar “Omicron”-in. Megjithatë, detajet e studimit të kryer nga kompania farmaceutike nuk janë bërë të ditura dhe nuk janë publikuar.

Imuniteti i ndërmjetësuar

Advertisement

Studimet janë paraprake dhe nivelet e antitrupave nuk japin një pamje të plotë të përgjigjes imune të një personi, sepse në botën reale hyn në lojë edhe imuniteti qelizor i ndërmjetësuar, i cili në shumicën e testeve laboratorike nuk studiohet, sepse kërkohen pajisje shumë të sofistikuara.

Përhapja e “Coronavac” në botë

Megjithatë, mungesa e antitrupave neutralizues kundër “Omicron” tek ata që janë vaksinuar me “Coronavac”, mund të përfaqësojë një problem të madh për Kinën dhe për vendet e tjera ku ilaçi është përdorur gjerësisht, duke përfshirë Shqipërinë, Brazilin, Meksikën, Kilin, shumë vende aziatike dhe Afrikën e Jugut (saktësisht nga ku u zhvillua varianti i ri Omicron: 2.3 miliardë njerëz në total).

Studime të tjera kanë gjetur gjithashtu rezultate zhgënjyese me “Sinopharm”, (e përdorur gjithashtu në Emiratet e Bashkuara Arabe), vaksina tjetër e rëndësishme e përhapur gjerësisht në Kinë që nuk tregon ndonjë aktivitet antitrupash në shumicën e subjekteve të analizuara.

Advertisement

Nëse rezultatet e hulumtimit konfirmohen, Kina do të përballet me një problem të madh me variantin e ri. Deri më tani, vendi ka mbrojtur popullsinë me bllokime masive dhe mbyllje kufijsh, si dhe ka vaksinuar 1.4 miliardë njerëz, pothuajse të gjithë me “Coronavac”.

Imuniteti natyror

Midis vendeve të tjera, si Brazili dhe Indonezia, të cilat përdorin “Coronavac”-un, valët e mëparshme të infeksionit kanë dhënë njëfarë imuniteti natyror që do të ndihmonte të sigurohej që “Omicron” të mos ketë “ndonjë ndikim të madh”, tha Benjamin Cowling, profesor i epidemiologjisë në Universitetin e Hong Kongut i intervistuar nga agjencia “Bloomberg”.

Por popullatat e Kinës kontinentale dhe Hong Kongut, që nuk kanë përjetuar kurrë infeksione në shkallë të gjerë, janë në fakt të prekshme. Deri më tani, Kina ka kapur dy raste të “Omicron”-it midis udhëtarëve që kthehen në vend, njëri prej të cilëve u zbulua më shumë se dy javë pas hyrjes në Kinë dhe për këtë arsye mund të kishte përhapur virusin shumë ngjitës te shumë njerëz të tjerë.

Advertisement

Përshtati në shqip: Gazeta “Si”

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy