Stuhia Monica prek Francën, 4 persona të vdekur

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Stuhia Monica prek Francën, 4 persona të vdekur

Numri i të vdekurve nga përmbytjet në Francën juglindore ka shkuar sot në katër, me zbulimin e trupit të një burri, njoftuan autoritetet lokale, ndërsa në Spanjë nuk dihet fati i tre personave që u rrëmbyen nga dallgët.

Në veçanti, në periferi të fshatit Dion në Francën juglindore, në veri të Nîmes, u gjet trupi i një burri, siç njoftoi departamenti i Gard.

Nëna, 40 vjeçe, u shpëtua para se mjeti me të cilin po udhëtonte, i cili ishte mbi një urë që po fundosej, të përmbytej nga lumi i tejmbushur. Nuk dihet ende fati i dy fëmijëve, 4 dhe 13 vjeç, si dhe fati i një burri në prefekturën e Ardës.

Stuhia Monica u shoqërua në fundjavë me erëra të forta dhe reshje të konsiderueshme shiu në vendet evropiane. Në Spanjë tre persona janë rrëmbyer nga dallgët dhe nuk dihet fati i tyre, njoftuan sot autoritetet, të cilët po vazhdojnë kërkimet për gjetjen e tyre. Sipas shërbimeve të shpëtimit detar, dy nga tre të zhdukurit janë të mitur.

Advertisement

Ata u rrëmbyen nga uji të premten pasdite teksa po peshkonin në një plazh në ishullin Megali Canaria. Personi i tretë i zhdukur është gjetur pardje, të shtunën. Autoritetet kishin lëshuar një paralajmërim atë ditë për shkak të motit të keq që mbizotëronte për shkak të stuhisë Monica, me valë që arrinin lartësinë 2.5 metra. /vizionplus.tv

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy