Sulm i dhunshëm jashtë shkollës në Paris, 15-vjeçari në gjendje kritike për jetën

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Sulm i dhunshëm jashtë shkollës në Paris, 15-vjeçari në gjendje kritike për jetën

Një 15-vjeçar ka mbetur i lënduar rëndë si pasojë e nje sulmi të dhunshëm nga një grup të rinjsh afër shkollës së tij në Francë. Sulmi ndodhi një ditë më parë në Paris.

Mediat vendase shkruajnë se i mituri është në gjendje kritike për jetën, ndërsa autoritetet policore po punojnë për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes. 15-vjeçari është rrahur brutalisht sapo ka dalë nga shkolla. Deri me tani nuk është bërë asnjë arestim lidhur me rastin.

Presidenti francez, Emanuel Makron, reagoi për ngjarjen, duke thënë se shkolla duhet të mbetet një vedn i shenjtë që i mbron fëmijët. Ky episod ndodh vetëm 48 orë pas sulmit ndaj një vajze 13-vjeçare para shkollës së saj në një lagje të Montpellier, në jug të Francës./vizionplus.tv/

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy