Sulmet e Hamasit / Ambasadorja: Ja sa është numri i shqiptarëve që jetojnë në Izrael, qëndrimi i Tiranës zyrtare është vlerësuar

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Sulmet e Hamasit / Ambasadorja: Ja sa është numri i shqiptarëve që jetojnë në Izrael, qëndrimi i Tiranës zyrtare është vlerësuar

Ambasadorja e Shqipërisë në Izrael Meri Kumbe në një intervistë për Vizion Plus ka bërë një analizë të situatës aktuale në Tel Aviv, pas sulmeve të Hamasit.

 

Kumbe tha se situate është e qetë, ndërsa theksoi se numri I shqiptarëve që jetojnë në Izrael është I ulët dhe rreziku ndaj tyre nuk ekziston.

 

Advertisement

Ajo shtoi se fluturimet do vazhdojnë, ndërsa Izraeli sipas ambasadores ka shprehur falenderime për qëndrimin dhe mbështetjen e Tiranës zyrtare dhe ministrit për Europën dhe Punët e Jashtme Igli Hasani.

 

Intervista e plotë: 

 

Advertisement

Orët e fundit është raportuar se Hamasi ka shenjëstruar edhe Tel Aviv? Si është situate në këto momente?

 

Unë jam në tel Aviv dhe situate paraqitet e qetë. Herë pas here janë sinjalet e alarmit, që lajmëron qytetarët të hyjnë në dhomat e sigurisë ose siç njihet ndryshe në bunker.

 

Advertisement

 

Ju keni kthyer në atdhe një numër të konsiderushëm shqiptarësh? A ka persona të tjerë që duan të evakuohen?

 

Aeroporti i Bengurionit  vijon të jetë i hapur për udhëtimet civile. Një sërë kompanish janë ende operative. Që prej mëngjesit të ditës së shtunë kur u gdhimë në një situatë të paimagjinueshme, shumë qytetarë shqiptarë mbërritën në Bengurion dhe u përballën me një situatë jo normale dhe lufte deri diku. Që në atë moment ne kemi qenë në krye të detyrës dhe kemi kthyer në Shqipëri. Ka edhe disa të tjerë që janë ende këtu. Ne fatmirësisht kishim numër të vogël shqiptarësh në Izrael dhe asnjë prej tyre nuk është në rrezik.

Advertisement

 

A keni marrë si ambasadë kërkesa për ndihma nga  shqiptarët që janë atje dhe duan të qëndrojnë në Izrael?

 

Jo përveç se me komunitetin shqiptaro-hebre kemi qenë në kontakte njerëzore. Ata nuk kanë pasur nevojë për ndihmën tonë. 50 persona janë që punojnë në Izrael për max 2 vite. Ata kanë pasur më shumë nevojë për udhëzime dhe janë pyetur nga ana jonë të kenë dokumentacionin e vlefshëm. Jemi përpjekur të qëndrojnë në sensin e procedurave burokratike. Janë moemnte jo të zakonshme dhe ka shumë panic, por jemi përpjekur për të qenë pranë njëri tjetrit

Advertisement

 

Si pritet të vijojë ky konflikt mes Izraelit dhe Hamasit  dhe çfarë pasojash do ketë?

 

Është një pyetje e vështirë. Jemi në orët e para, presim udhëzime sa i takon trupit diplomatik. Kemi pasur asistencën nga pala izraelite. Është ende për të folur. Ju jeni aktiv në përcjelljen e lajmit, por presim bashkarisht për vazhdimin.

Advertisement

 

Si është konsideruar qëndrimi i Shqipërisë në sulmet ndaj Izraelit?

 

Është vlerësuar shumë qëndrimi i Tiranës zyrtare dhe ministrit Hasani dhe gjithë qeverisë shqiptare. Jo më larg se sot më është kërkuar të përcjell në Tiranë falenderimet për mbështetjen e Izraelit dhe në Kombet e Bashkuara. Ka qenë ndër qëndrimet më korrekte dhe më të mirat dhe falenderimet janë shprehur vazhdimisht.

Advertisement

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy