Sulmet e Hamasit/ Ambasadorja shqiptare në Izrael: Me porosi të ministrit Hasani, kemi vëmendje maksimale tek shtetasit tanë

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Sulmet e Hamasit/ Ambasadorja shqiptare në Izrael: Me porosi të ministrit Hasani, kemi vëmendje maksimale tek shtetasit tanë

Pas sulmeve të Hamasit, ambasadorja e Shqipërisë në Izrael, Meri Kumbe ka bërë një njoftim për mediat për të gjithë shqiptarët që jetojnë dhe punojnë atje.

 

Diplomatja Kumbe bën me dije se janë në kontakt me shtetasit shqiptar e se me porosi të Ministrit të Punëve të Jashtme Igli Hasani ka vëmendje maksimale për shtetasit tanë, për punonjësit dhe familjarët e ambasadës si edhe për shtetasit nga Kosova, Mali i Zi apo Maqedonia e Veriut.

 

Advertisement

Kumbe thotë se janë orë të vështira për ta në Izrael, por në emër të qeverisë shqiptare garanton shtetasit shqiptarë dhe familjet e tyre, që nën drejtimin e Ministrisë tonë të Jashtme dhe autoriteteve izraelite po ndiqen të gjitha procedurat për sigurinë e tyre, gjatë qëndrimit dhe largimit drejt Shqipërisë.

 

‘Unë jam Meri Kumbe, ambasadorja e Republikës së Shqipërisë në Izrael dhe aktualisht ndodhen në aeroportin e Tel Aviv. Prej 48 orësh, kam qenë në kontakt me Ministrin e Evropës  dhe Punët e Jashtme z. Hasani dhe përmes Ministrisë dhe stafit të ambasadës jemi në kontakt me shtetasit shqiptarë që jetojnë e punojnë në Izrael për t’i ndihmuar në largimin nga vendi.

 

Advertisement

Me porosi të Ministrit ka vëmendje maksimale për shtetasit tanë, për punonjësit dhe familjarët e ambasadës si edhe për shtetasit nga Kosova, Mali i Zi apo Maqedonia e Veriut.

 

Janë orë të vështira për ne këtu në Izrael, por në emër të qeverisë shqiptare garantoj shtetasit shqiptarë dhe familjet e tyre, që nën drejtimin e Ministrisë tonë të Jashtme dhe autoriteteve izraelite po ndiqen të gjitha procedurat për sigurinë e tyre, gjatë qëndrimit dhe largimit drejt Shqipërisë.’- njofton ambasadorja.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy