Tensione të mëdha/ Turqia “lëshon” anijet, alarmohet Greqia

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Tensione të mëdha/ Turqia “lëshon” anijet, alarmohet Greqia

Ndërsa e gjithë vëmendja është te lufta në Ukrainë, tensionet dhe përplasjet janë përshkallëzuar edhe mes dy vendeve fqinj në Mesdhe: Greqi e Turqi.

 

Prej disa ditësh Turqia ka nisur  një stërvitje të  madhe të quajtur “Atdheu Blu”,  në Egje edhe në Detin e Zi, ku po marrin pjesë qindra anije, avionë dhe helikopterë.

 

Advertisement

Ministri turk i mbrojtjes, Hulusi Akar  sqaroi se stërvitjet kanë në fokus mbrojtjen e interesave të vendit.

 

HULUSI AKAR

MINISTER I MBROJTJES NE TURQI

Advertisement

 

“Stërvitjet tona ashtu edhe aktivitetet e tjera tregojnë se Marina Turke është e vendosur, me vullnet dhe e aftë të mbrojë të drejtat dhe interesat tona. Traktati i Lozanës thotë se ishujt specifikë në greqi duhet të çmilitarizohen. Ka një marrëveshje, të gjithë ranë dakord dhe thanë “po” Ju keni militarizuar këto ishuj, 16 prej tyre. Ata na thonë “të mos flasim për këtë”.  Po pse jo? Nëse po flasim për të drejtën ndërkombëtare, do të fillojmë me këtë çështje.Nëse këto ishuj militarizohen, atëherë askush nuk ka të drejtë të flasë kundër përpjekjeve mbrojtëse të Turqisë”

 

Ministri turk është ndalur edhe të programi i armatimit të Greqisë.

Advertisement

 

HULUSI AKAR

MINISTER I MBROJTJES NE TURQI

 

Advertisement

“Në mënyrë të ekzagjeruar promovojnë programet e armatimit. Ne themi se nëse këto armatime janë për mbrojtjen e tyre kanë shumë, por nëse janë të drejtuara ndaj Turqisë janë të pakta. Mos u “hapni”shumë me fjalime, sugjerime, presione, me BE-në apo me mbështetjen e disa vendeve. Do të bëni një gabim të madh.”

 

Stërvitje të tilla shihen me shqetësim nga Athina zyrtare  pasi sipas saj, ato kanë synime tërësisht ekspansioniste në Egje.

 

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy