Testi i ri i koronavirusit jep rezultate në 90 minuta

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Testi i ri i koronavirusit jep rezultate në 90 minuta

Një test i shpejtë mund të diagnostikojë me saktësi nëse jeni infektuar me koronavirus brenda 90 minutash, pa pasur nevojë për një laborator special, thonë shkencëtarët nga Imperial College London.

Studimi i tyre tregoi se pajisja dha rezultate të krahasueshme me testet aktuale.

Por ekspertët kanë paralajmëruar se nuk është një zgjidhje për problemet dhe vonesat e testimit masiv.

Advertisement

Kjo sepse kjo pajisje mund të kryejë vetëm 16 teste në ditë.

Pajisja tashmë po përdoret në tetë spitale për të identifikuar shpejt pacientët që janë të infektuar.

Advertisement

Teknologjia në teori mund të përdoret në shtëpi, por nuk është hartuar për atë qëllim, sqaroi prof. Graham Cooke.

Testi i ri i koronavirusit jep rezultate në 90 minuta shkruan Vizion Plus.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy