Tragjedia në Larisa/ Numri i viktimave shkon në 57, dy mostra të ADN-së nuk përputhen me viktimat

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Tragjedia në Larisa/ Numri i viktimave shkon në 57, dy mostra të ADN-së nuk përputhen me viktimat

Numri i viktimave nga aksidenti tragjik në Larisa ka arritur në 57. Një tjetër viktimë e aksidentit të trenit në Tempe është identifikuar nga ekzaminimi i mostrave në laboratorët e mjekësisë ligjore.

 

Në kërkimet për identifikimin e trupave ka rezultuar se dy nga mostrat e AND të dhëna nga famijarët nuk janë përputhur me atë të viktimave. Familjarët mbeten në pritje për të gjetur trupat e pa jetë të të afërmve të tyre. Ata shprehet se në mesin e kësaj dhimbjeje të madhe duan të kenë një varr për njerëzit e tyre të humbur.

 

Advertisement

Numri i viktimave mund të ndryshojë, pasi siç u bë e ditur janë gjetur gjymtyrë njeriu gjatë lëvizjes së motorit të trenit komercial.

Autoritetet vendase njoftojnë se hetimet në vendngjarje janë në fazën përfundimtare pas heqjes së dy motorëve.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy