Tragjike në Itali, qentë pitbull “shqyejnë” foshnjën 13-muajshe

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Tragjike në Itali, qentë pitbull “shqyejnë” foshnjën 13-muajshe

Një foshnjë trembëdhjetë muajshe u plagos për vdekje mëngjesin e sotëm nga dy qen pitbull në një rezidencë private në Salerno, në jug të Italisë, pak larg nga Napoli.

Teksa foshnja ishte në krahët e xhaxhait të tij, papritur dy qentë – të cilët i përkasin një shoku të familjes – e sulmuan atë duke e “rrëmbyer” nga burri dhe duke e plagosur në të gjithë trupin. Nëna e fëmijës u përpoq ta shpëtonte, duke e vënë trupin e saj përpara si mburojë dhe u dërgua në spital me plagë të rënda.

Mjekët e ambulancës kanë mbërritur në vendin e ngjarjes tragjike në kohë rekord, por fëmija tashmë kishte ndërruar jetë. Shkurtin e kaluar, një burrë që jetonte në zonën Manciana, pak jashtë Romës, u sulmua për vdekje nga tre qen rottweiler ndërsa vraponte në një zonë të pyllëzuar. /vizionplus.tv

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy