Tronditëse në Itali, polici vert nënën dhe motrën e ish-partneres

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Tronditëse në Itali, polici vert nënën dhe motrën e ish-partneres

27-vjeçari Christian Sodano, efektiv i policisë ekonomike italiane, ka vrarë nënën dhe motrën e ish-partneres së tij, e cila ka mundur të shpëtojë pasi vrapoi dhe u mbyll në tualetin e banesës ku ndodhi masakra.

Gjithçka ndodhi pranë qytetit Latina, rreth 70 kilometra në jug të Romës. Polici ka shkuar vonë pasdite në shtëpinë e 22-vjeçares Desiree dhe ka nisur të debatojë me të. Motra dhe nëna e saj e mbrojtën atë dhe papritmas burri nxori një armë dhe filloi të qëllonte.

Autori nuk e ka pranuar ndarjen me ish-partneren e tij. Ai u arrestua pak më vonë pranë shtëpisë së të afërmve të tij.

Për një rastësi tragjike, zona në të cilën ndodhi vrasja e dyfishtë quhet San Valentino, që do të thotë Shën Valentin. /vizionplus.tv

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy