Trump akuzon mjekët për virusin: Po raportojnë raste të dyshimta për të përfituar para

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Trump akuzon mjekët për virusin: Po raportojnë raste të dyshimta për të përfituar para

Tre ditë nga zgjedhjet presidenciale në SHBA, Donald Trump në një tubim në Michigan ka insistuar edhe nje here se virusi “sars covid 2” nuk eshtë aq i rrezikshem.

 

Presidenti ka hedhur akuza te forta ndaj mjekëve te cilet sipas tij po përfitojnë  me raportimet e vdekjeve nga koronavirusi.

 

Advertisement

“Ju e dini që mjekët tanë marrin më shumë para nëse dikush vdes nga Covid. Në Gjermani dhe vendet e tjera, vdekjet karakterizohen ndryshe nëse duket se ka shkaqe të shumta. Nese ne Gjermani vdes dikush nga kanceri por ishte mbartes i virusit , mjeket do e raportojne si vdekje nga kanceri . Tek ne kur kanë dyshime, zgjedhin Covidin.”

 

Ndërsa rivali demokrat në garën presidenciale, Xho Biden, deklaroi se rastet e reja me Covid kane shenuar një numër rekord.

 

Advertisement

“Një në gjashtë biznese tani është mbyllur sepse Trump nuk ka vepruar . Imagjinoni sikur presidenti të na kishte thënë në janar se sa i rrezikshëm ishte ky virus dhe të merrte masa: rreth 130 mje njerëz do të ishin akoma gjallë.”

 

Dy kandidatët në zgjedhjet presidenciale të 3 nëntorit, kane planifikuar ndalesa edhe në Ëisconsin dhe Minnesota.

 

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy