Trump përballe me akuza penale, ish-presidenti: Po përpiqen të më nxjerrin nga loja

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Trump përballe me akuza penale, ish-presidenti: Po përpiqen të më nxjerrin nga loja

‘Donald Trump u përpoq të ndikonte në mënyrë të paligjshme në zgjedhjet presidenciale të vitit 2016, duke ndalur publikimin e historive të dëmshme rreth jetës së tij personale.’

Kështu deklaroi prokurori Matthew Colangelo në ditën e parë të seancës gjyqësore duke e akuzuar ish-presidentin për manipulim zgjedhor.

Avokati mbrojtës u kundërpërgjigj duke e konsideruar padinë si të pabazë dhe duke sulmuar dëshmitarin kryesor.

Deklaratat e para paraqitën dy këndvështrime të ndryshme se si do të zhvillohet kjo çështje gjyqësore, ndërsa vazhdon gara zgjedhore për Shtëpinë e Bardhë. Trump është jo vetëm kandidati i pritshëm për president i Partisë Republikane, por edhe i akuzuar në një proces penal, që mund të përfundojë me dënim me burg nëse shpallet fajtor.

Advertisement

Gjyqi që pritet të zgjasë rreth dy muaj do ta mbajë Trump të angazhuar në seanca duke e privuar kështu nga zhvillimi i aktiviteteve të fushatës.

“Është shumë e padrejtë ajo që po ndodh dhe unë duhet të lejohem të bëj fushatë. Unë jam kandidati kryesor prandaj po përpiqen të më nxjerrin nga loja. Nuk kemi bërë asgjë të keqe, kjo është shumë minorë krahasuar me krimet e dhunshme që po ndodhin aty jashtë”,  tha Trump.

Gjyqi penal kundër ish kreut të Shtëpisë së Bardhë vazhdon sot në ditën e dytë. /vizionplus.tv

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy