Matt Hancock dha dorëheqjen nga posti i ish-ministri i Shëndetësisë në Angli, pasi u filmua në ambientet e ministrisë duke u puthur me asistenten e tij, Gina Coladangelo.
Media prestigjoze britanike Daily Mail shkruan se 43-vjeçarja Coladangelo është ndarë nga burri i saj milioner Oliver Tress, për të bashkëjetuar me Hancock.
Advertisement
Në llogarinë e saj në Pinterest, Coladangelo shkroi: “Sa më gjatë pritja, aq më e ëmbël puthja. Më mirë të vdes nga pasioni sesa nga mërzia.”
Ndërkohë, edhe ish-ministri i ka dhënë fund martesës së tij pas 15 vitesh.
Advertisement