U shfaq me sy mbyllur gjatë samitit për klimën, Trump: As Joe Gjumashi nuk ishte i interesuar për ngrohjen globale

Pinterest LinkedIn Tumblr +
U shfaq me sy mbyllur gjatë samitit për klimën, Trump: As Joe Gjumashi nuk ishte i interesuar për ngrohjen globale

Ish-presidenti Donald Trump ironizoi presidentin Joe Biden për dremitjen përpara fjalimit që do të mbante në Konferencën e OKB-së për Ndryshimet e Klimës që po mbahet në Glasgow.

“As Biden nuk mund të duronte më të dëgjonte për mashtrimin e Ngrohjes Globale, një prej 7 mashtrimeve të mëdha në Amerikë”, deklaroi Trump pasi pa pamjet e Biden, ndërsa flinte në samit.

“Ky mashtrim, ndiqet nga pas nga mashtrimet elektorale të zgjedhjeve presidenciale 2020, Rusia, Rusia, Rusia, Ukraina, Ukraina, Ukraina, Impeachment 1, Impeachement 2 dhe gjetjet e raportit Mueller”.

“Biden shkoi në Europë për të thënë që ngrohja globale është prioriteti i tij kryesor dhe papritmas e zuri gjumi në mes të konferencës, ku e panë të gjithë. Askush që është entuziast dhe beson në një çështje nuk mund ta zërë gjumi”, u shpreh ish-presidenti.

Advertisement

Komentet e Trump erdhën pasi ekipi politik njoftoi se ai po mbante një tubim virtual në prag të zgjedhjeve për guvernator të Virxhinias.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy