Ukraina ironizon mobilizimin rus/ Kievi: Nuk do njohim referendumet në Donbas

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Ukraina ironizon mobilizimin rus/ Kievi: Nuk do njohim referendumet në Donbas

Pas urdhrit të presidenti rus Valdimir Putin për mobilizim të pjesshëm ushtarak, ka ardhur dhe reagimi nga Kievi zyrtar. Këshilltari i presidentit Volodimir Zelensky, Mykhailo Podolyak shkroi në Twitter se Rusia ka sens të shkëlqyer humori.

MYKHAILO PODOLYAK

Advertisement

KËSHILLTARI I PRESIDENTIT  

 

Dita e 210-të e “luftës treditore”. Rusët që kërkuan shkatërrimin e Ukrainës përfunduan duke marrë mobilizim, kufij të mbyllur, bllokim i llogarive bankare, burg për dezertim. Gjithçka është ende sipas planit, apo jo? Jeta ka një sens të shkëlqyeshëm humori.

 

Advertisement

 

Kievi ka bërë me dije se nuk do të njoh asnjë vendim për pavarësi apo bashkim me Rusinë të republikave të vetëshpallura të Bonbasit. Presidenti Zelensky tha se qëndrimi dhe qëllimet e Ukrainës do të mbeten të pandryshuara pavarësisht njoftimit për referendumet.

Ndërkohë ministria ruse e Mbrojtjes sqaroi hapat e mobilizimit dhe targetgrupin që përfshinte. Ministri i Mbrojtjes Sergei Shoigu sqaroi se mobilizimi i pjesshëm do të përfshijë rreth 300 mijë trupa rezervë, ndër të cilët ata që kishin shërbyer dhe kishin një specialitet ushtarak.

Advertisement

SERGEI SHOIGU

MINISTRI RUS I MBROJTJES

Advertisement

Këta nuk janë njerëz që nuk kanë dëgjuar kurrë asgjë për ushtrinë. Këta janë ata që, së pari, kanë kryer shërbimin ushtarak, së dyti, ata që kanë specialitet ushtarak dhe kanë përvojë ushtarake. Mobilizimi nuk do të zbatohet as për studentët dhe as për rekrutët.

 

Shoigu theksoi gjithashtu se Rusia posedon një aftësi të madhe mobilizimi dhe mund të thërrasë pothuajse 25 milionë njerëz me përvojë ushtarake. Për herët të parë që nga fund i marsit Moska bëri të ditur edhe humbjet e ushtrisë ruse në Ukrainë.

Advertisement

SERGEI SHOIGU

MINISTRI RUS I MBROJTJES

Advertisement

Humbjet tona deri më sot në Ukrainë janë 5,937 të vdekur.  Ndërsa Forcat e Armatosura të Ukrainës kishin personel midis 201 mijë dhe 202 mijë trupash dhe që atëherë ata kanë pësuar humbje prej rreth 100,000 trupash, me 61,207 të vrarë dhe 49,368 të tjerë të plagosur.

 

Raportimet e Shoigu për humbjet e Rusisë në Ukrainë janë të pamundura të konfirmohen, ndërsa sipas inteligjencës britanike ato janë 10 fish më të mëdha që arrijnë në të paktën 60 mijë të vdekur.

Advertisement

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2022 Struga.info | Privacy policy