Ukraina: Rusia ka nisur ofensivën ushtarake në Donbas

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Ukraina: Rusia ka nisur ofensivën ushtarake në Donbas

Ofensiva përfundimtare e Rusisë në rajonin lindor të Donbasit “ka filluar tashmë”. 

 

Këtë e deklaroi në TV ukrainas, siç raporton CNN, Vadym Denysenko, këshilltar i Ministrit të Brendshëm të Ukrainës.

 

Advertisement

“Rusët po ndërtojnë forcën e tyre,” tha Denysenko. “Po, nuk janë ende betejat e mëdha për të cilat është folur kaq shumë ditët e fundit. Por në përgjithësi mund të themi se ofensiva tashmë ka filluar”.

 

Denysenko raportoi shpërthime gjatë natës në rajonin Dnipro dhe knfirmoi se bombardimi i Kharkiv, qyteti i dytë më i madh i Ukrainës, gjithashtu po vazhdon.

 

Advertisement

Referuar disa analistëve amerikanë të intervistuar nga “New York Times”, Rusia është gati për një ofensivë ushtarake midis Izium dhe Dnipro, në Ukrainën lindore.

 

Analistët – raporton NYT – kanë ekzaminuar disa imazhe satelitore që tregojnë qindra automjete ushtarake që lëvizin drejt Izium, që ndodhet rreth 230 kilometra në lindje të Dnipro.

 

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy