Ukraina: Kemi vrarë 1080 ushtarë rusë vetëm ditën e fundit

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Ukraina: Kemi vrarë 1080 ushtarë rusë vetëm ditën e fundit

Në 24 orët e fundit, Forcat e Armatosura të Ukrainës eliminuan 1080 ushtarë rusë.

Humbjet totale të regjistruara në radhët e ushtrisë së Moskës në konfliktin që filloi më 24 shkurt 2022 arrijnë në 308.720 njësi. 

Kjo gje u bë e ditur nga Shtabi i Përgjithshëm i Forcave të Armatosura të Ukrainës në Facebook, duke shtuar se janë shkatërruar 36 sisteme artilerie ruse, 18 automjete të blinduara luftarake dhe 15 tanke.

 

Nga ana tjeter Kremlini deklaroi se SHBA dhe Ukraina duhet ta kuptojne se nuk mund ta mposhtin dot Rusine.

 

“Ka ardhur koha që të gjithë në Kiev dhe Uashington të kuptojnë: është e pamundur të mundësh Rusinë në fushën e betejës, u shpreh Dmitry Peskov, në një intervistë me gazetarin televiziv Pavel Zarubin, në një video të publikuar në kanalin e tij Telegram. 

Advertisement

 

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy