Ukraina raporton për luftime të ashpra në Herson

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Ukraina raporton për luftime të ashpra në Herson

Presidenca ukrainase tha më 30 gusht se po zhvillohen luftime të ashpra në “pothuajse tërë territorin” e rajonit jugor të Hersonit, që është nën pushtimin rus.

 

Luftimet po zhvillohen një ditë pasi Ukraina nisi një kundërofensivë për të rimarrë kontrollin e Hersonit, rajon që ra nën kontrollin e Rusisë në ditët e para të luftës.

 

Advertisement

“Shpërthime të fuqishme kanë vazhduar gjatë ditës dhe gjatë gjithë natës në rajonin e Hersonit”, njoftoi zyra e presidentit të Ukrainës në përditësimin e informacioneve të publikuara në mëngjesin e 30 gushtit.

 

“Luftime të ashpra po ndodhin pothuajse në tërë territorin e rajonit të Hersonit. Forcat e armatosura të Ukrainës kanë nisur ofensivë në disa drejtime”, u shtua në njoftim.

 

Advertisement

Zyrtarët rajonalë thanë se kjo ofensivë është “nisja e çlirimit të Hersonit”.

 

Ndërkaq, Ministria e Mbrojtjes e Britanisë, tha se edhe pse “nuk është ende e mundur që të konfirmohet madhësia e përparimit të Ukrainës”, ushtria e saj “ka rritur zjarrin e artilerisë në frontet e luftës në mbarë Ukrainën jugore”.

 

Advertisement

Sipas inteligjencës britanike, forcat ukrainase po kryejnë “sulme precize nga distanca të largëta me qëllim që të ndërpresin” linjat e furnizimit për rusët.

 

Ndërkaq, në Harkiv, të paktën pesë persona u vranë të martën pasi granatimet ruse goditën qendrën e qytetit, tha kryetari i Harkivit, Igor Terekhov.

 

Advertisement

Edhe shtatë persona të tjerë u plagosën, tha guvernatori rajonal, Oleg Synegubov.

 

Ai u bëri thirrje qytetarëve që të qëndrojnë në strehimore për shkak të granatimeve ruse.

 

Advertisement

Ndërkaq, komanda jugore e forcave ukrainase tha më 30 gusht se situata ishte e “tensionuar” në këtë zonë.

 

“Armiku ka goditur pozicionet tona pesë herë, por pa sukses”, tha komanda.

 

Advertisement

Sipas ushtrisë ukrainase, qyteti i Mikolajivit, në veriperëndim të Hersonit, po përballet me “bombardime masive” nga avionët rusë, sulme që kanë vrarë dy civilë dhe kanë plagosur 24 të tjerë.

 

Luftimet në jug të Ukrainës po ndodhin një ditë pasi, presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, u bëri thirrje trupave ruse që të largohen nga ofensiva e nisur nga trupat e tij afër qytetit strategjik jugor të Hersonit. Sipas Zelenskyt, trupat ukrainase janë duke rimarrë kontrollin e territorit të tyre.

 

Advertisement

Gjatë një adresimi në orët e vona të 29 gushtit, Zelensky u zotua se trupat ukrainase do të ndjekin ushtrinë ruse “deri në kufi”.

 

“Nëse duan të mbijetojnë – është koha për ushtrinë ruse që të ikë. Shkoni në shtëpi”, tha ai.

 

Advertisement

“Ukraina po rimerr territorin e saj”, theksoi Zelensky.

 

Më herët, këshilltari presidencial, Oleksiy Arestovych, përmes një video-mesazhi tha se forcat ukrainase po granatojnë tragetet që forca ruse po përdorin për të furnizuar një pjesë të territorit të okupuar në bregun perëndimor të lumit Dniepër, në rajonin e Hersonit.

 

Advertisement

Zëdhënësi i Këshillit të Sigurisë Kombëtare të SHBA-së, John Kirby, tha se ofensiva e Ukrainës veçse ka pasur ndikim në aftësitë e ushtrisë ruse, pasi ka detyruar ushtarët e Moskës që të ripozicionohen, kurse disa njësi ruse në lindje janë dëmtuar rëndë.

 

“Sepse rusët është dashur që të marrin burime nga lindja vetëm për shkak të raportimeve se ukrainasit mund të kryejnë një ofensivë më në jug”, tha Kirby për gazetarët më 29 gusht.

 

Advertisement

Ministria ruse e Mbrojtjes pranoi se Ukraina ka nisur ofensivë të re, por insistoi se kjo ofensivë ka dështuar, duke pretenduar se forcat ruse kanë shkaktuar viktima të shumta në anën ukrainase.

 

Këto pretendime të Ministrisë së Mbrojtjes së Rusisë nuk kanë mundur të verifikohen në mënyrë të pavarur.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy