Vaksina e dytë me efektivitet 95%/ Kompania Moderna: Miliona doza për pak javë

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Vaksina e dytë me efektivitet 95%/ Kompania Moderna: Miliona doza për pak javë

Kompania amerikane bioteknologjike, Moderna jep shpresë për shpërndarjen sa më parë të vaksinës së saj kandidate pasi faza e tretë e testimit klinik ka rezultuar rreth 95% efektive. Shefi i kompanisë bën të ditur se në javët e ardhshme do të prodhohen miliona doza të vaksinës për qytetarët amerikanë ndërsa deri në vitin e ardhshëm synohet të prodhohen rreth një miliardë të tilla për të gjithë botën.

 

STEPHEN HOGE

PRESIDENT I KOMPANISE MODERNA

Advertisement

“Është një moment vërtet historik në luftën tonë kundër pandemisë sepse tregon që vaksina jonë mund të parandalojë sëmundjen e shkaktuar nga covid 19, përfshirë edhe tek pacientët me sëmundje të rënda. Të dish që kjo vaksinë do të jetë efektive, është një lajm i mrekullueshëm por ne duhet të plotësojmë në tërësi procesin rregullator i cili do të zgjasë edhe disa javë. Deri në fund të këtij viti parashikojmë shpërndarjen e 20 milionë dozave.”

 

Vetëm pak ditë më parë, Pfizer në bashkëpunim me BioNTech deklaruan se vaksina e tyre kandidate është 90% efektive, dhe nëse gjithçka shkon mirë deri në përfundim të fazës së fundit të testimit klinik, dimri i ardhshëm mund të na gjejë në normalitet.

 

Advertisement

Gjithsesi, kreu i organizatës botërore të shëndetësisë, Tedros Adhanom vëren se prodhimi i vaksinës efektive nuk i jep zgjidhje menjëherë problemit pasi furnizimi fillestar do të jetë i kufizuar. Shefi i organizatës inkurajon individët dhe qeveritë që të ruajnë vigjilencën.

 

 

 

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy