Vaksinë edhe për fëmijët nga 5-11 vjeç/ SHBA miraton marrjen e dozës, Biden: Pikë kthese…

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Vaksinë edhe për fëmijët nga 5-11 vjeç/ SHBA miraton marrjen e dozës, Biden: Pikë kthese…

Zyrtarët amerikanë të shëndetësisë i dhanë dritën jeshile imunizimit të fëmijëve nga mosha 5 deri në 11 vjeç me vaksinën Pfizer. Vaksina për fëmijët përmban një të tretën e dozës që u jepet të rriturve dhe adoleshentëve.

 

Shtetet e Bashkuara bëhen të parat në botë që zgjerojnë në këtë fushatën e vaksinimit.

 

Advertisement

Kompania Pfizer ka nisur të dërgojë porositë e para, ndërsa brenda kësaj jave do të nisë vaksinimi për 28 milionë të mitur që i përkasin kësaj grupmoshe.

 

Presidenti Biden e konsideroi këtë lajmin, një pikë kthese.

 

Advertisement

 

Drita jeshile është “një hap i madh përpara në betejën tonë për të mposhtur virusin”, kujtoi Biden, duke deklaruar se fushata e vaksinimit për fëmijët mund të fillojë në 8 nëntor.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy