VIDEO/ Duke u dridhur dhe në gjunjë, merret në pyetje një nga autorët e dyshuar të masakrës në Rusi: E bëra për para

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Numri i të vdekurve nga sulmi i përgjakshëm terrorist, mrëmjen e djeshme në një sallë koncertesh pranë Moskës ka shkuar në 143.

Në të njëjtën kohë, autoritetet ruse kanë arrestuar gjithsej 11 persona, katër prej të cilëve janë të përfshirë drejtpërdrejt në masakër.

Përgjegjësinë për sulmin, i cili ishte më vdekjeprurësi në Rusi në 20 vitet e fundit, e ka marrë organizata terroriste “Shteti Islamik”. Megjithatë, Rusia thotë se po heton një lidhje me Ukrainën, pavarësisht se Kievi mohon çdo përfshirje në ngjarjet e djeshme.

Mediet e huaja kanë bërë publike një video ku shfaqet njri prej të dyshuarve, i cili po merret në pyetje.

Advertisement

Ai thotë se u largua nga Turqia më 4 mars dhe mori udhëzime nga persona të panjohur përmes Telegramit për të kryer sulmin në këmbim të parave.

Burri shihet duke u dridhur gjatë marrjes në pyetje. Ai fillimisht shihet i shtrirë me fytyrë poshtë me duart pas shpine dhe mjekrën e tij të mbështetur në çizmin e një burri të veshur me uniformë kamuflazhi. Më vonë, ai shihet në gjunjë.

Një tjetër burrë me prerje dhe mavijosje në fytyrë shihet duke u marrë në pyetje përmes një përkthyesi, teksa ishte ulur në një stol i prangosur.

Rusia ende nuk ka paraqitur prova për ndonjë lidhje të Ukrainës me sulmin.

Advertisement

“Le të jemi të sinqertë për këtë, Ukraina nuk ka absolutisht asnjë lidhje me këto ngjarje”, tha këshilltari ukrainas Podoliak.

“Ne jemi në një luftë të plotë, gjithëpërfshirëse me ushtrinë e rregullt ruse dhe me Federatën Ruse si vend. Dhe pavarësisht gjithë kësaj, gjithçka do të vendoset në fushën e betejës”.

Vladimir Putin, i cili u rizgjodh të dielën e kaluar për një mandat tjetër gjashtëvjeçar, e ka komentuar publikisht sulmin. Ai tha se personat që janë përgjegjës do ta paguajnë. /vizionplus.tv

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy