VIDEO/ Policia në SHBA qëllon 96 herë ndaj të riut brenda 41 sekondash

Pinterest LinkedIn Tumblr +
VIDEO/ Policia në SHBA qëllon 96 herë ndaj të riut brenda 41 sekondash

Familja e një burri të qëlluar dhe vrarë nga policia e Çikagos në Humboldt Park muajin e kaluar ngriti pyetje në lidhje me atë që çoi në shkëmbim zjarri dhe pse oficerët qëlluan rreth 100 plumba, duke kërkuar akuza penale.

Në mbrëmje, familja iu bashkua aktivistëve të cilët denoncuan veprimet e efektivëve të përfshirë dhe demonstruan kundër policisë.

“Familja nuk dëshiron që kjo t’i ndodhë askujt tjetër”, tha avokati Andrew Stroth ndërsa qëndronte me familjen e 26-vjeçarit Dexter Reed të martën jashtë Zyrës së Përgjegjshmërisë së Policisë Civile.

Advertisement

Policia ka publikuar videon e të shtënave. Stroth dhe anëtarët e tjerë të ekipit ligjor të familjes së Reed kanë kritikuar taktikat e oficerëve, duke vënë në pikëpyetje pse pesë oficerë me rroba civile iu afruan makinës së tij me armët gati dhe thuhet se iu afruan sepse nuk kishte vendosur rripin e sigurimit.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy