VIDEO/ Tragjedi në Rusi, autobusi “zhytet” në ujë, 3 të vdekur dhe disa të plagosur

Pinterest LinkedIn Tumblr +
VIDEO/ Tragjedi në Rusi, autobusi “zhytet” në ujë, 3 të vdekur dhe disa të plagosur

Një aksident i rëndë ka ndodhur pasditen e së premtes në Shën Petërsburg, kur një autobus me rreth 15 pasagjerë u zhyt në lumin Moyka.

Sipas informacioneve zyrtare të autoriteteve, tre persona janë gjetur të vdekur, ndërsa gjendja e katër pasagjerëve të tjerë, nga gjithsej gjashtë të shtruar në spital, është jashtëzakonisht kritike.

Tre persona të tjerë u shpëtuan.

Në videot e publikuara shihet autobusi i cili humb kontrollin, përplas një makinë dhe zhytet në ujë.

Shoferi i autobusit, është arrestuar dhe po merret në pyetje, thuhet në një deklaratë të Ministrisë së Punëve të Brendshme ruse.

Ndërkohë, në vendin e ngjarjes po kryhet një operacion i madh shpëtimi, me 69 persona dhe 18 makineri që po punojnë për të shpëtuar pasagjerët e autobusit dhe për t’i nxjerrë nga uji./vizionplus.tv

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy